Miralem Pjanic drejt largimit nga Barcelona, pranë kalimit në Turqi

Miralem Pjanic është gjithnjë e më larg Barcelonës. Sipas raportimeve nga mediat turke, Besiktas ka bërë një ofertë për mesfushorin boshnjak. Pjanic është totalisht jashtë planeve të klubit dhe ajo që është më kryesore, jashtë edhe projektit tekniko-taktik të Ronald Koeman.

Një tjetër problem është edhe paga e mesfushorit, i cili merr 7 milionë euro në sezon dhe nuk ka ndërmend që ta ulë.

Barcelona duhet të paguajë më shumë se gjysmën e rrogës për ta çuar te Besiktas që do të arrinte në maksimumi 2.5 milionë euro në sezon për të paguar. Në këtë mënyrë boshnjaku është kthyer në një problem serioz për katalanasit.

SHKARKO APP