Miratohet protokolli i ri në Seria A, nuk zhvillohet ndeshja me 35% të ekipit të infektuar

Për të evituar mosmarrëveshjet dhe kaosin e ditëve të fundit, së fundmi në Seria A është miratuar një protokoll i ri nga autoritet lokale. Kështu qeveria italiane po mendon të marrë masa të reja për sa i përket botës së futbollit në mënyrë që të mos ketë më probleme të tilla. Sipas La Gazzetta dello Sport, do të ketë një protokoll të ri klubet italiane.

Protokolli i ri do të ketë një limit për sa i përket shifrave me lojtarë pozitiv në mënyrë që ata nuk do të mund të dalin dot në fushë. Pra, në rast se një ekip do të ketë 35% të skuadrës pozitiv me Covid (nuk përfshihen lojtarët primavera), janë të detyruar të mos zbresin në fushë.

Pas një takimi të zhvilluar mes ministrave Speranza dhe Gelmini, nënsekretarit për Sportin Vezzali dhe presidentit të Coni, Malago, në orët në vijim drafti do të paraqitet në Konferencën Shtetërore-Rajone dhe më pas do të kalojë në duart e CTS për miratim përfundimtar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?