“Mirë që ndodhi kështu”, plasin polemikat me VAR nga bisedat e arbitrave

Një tjetër El Clasico spektakolar dhe i mbushur me emocione u zhvillua mbrëmjen e djeshme, ku Barcelona mposhti Real Madridin me rezultatin 4-3, duke marrë tre pikë që mund të rezultojnë vendimtare në garën për titullin e La Liga-s. Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick shkon në +7 pikë ndaj madrilenëve, me vetëm tre ndeshje të mbetura në kalendar.

Por gjithçka nuk ka kaluar pa polemika. Si gjithmonë në përballjet mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll, debatet nuk kanë munguar, dhe këtë herë ato vijnë nga kampi katalanas, për shkak të një episodi të dyshimtë në fundin e ndeshjes.

Bëhet fjalë për gol të anuluar ndaj Fermín López në minutën e 96’, i cili do ta çonte Barcelonën në avantazh 5-3. Sipas pamjeve të VAR-it, goli u anulua për një prekje me dorë, por zhurma u shkaktua nga një frazë që dëgjohet qartë në regjistrimin audio të publikuar nga Federata Spanjolle: “Mirë që ndodhi kështu”, tha një zë i paidentifikuar kur u bë e qartë se kishte prekje me dorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata u ndez më shumë pasi Federata nuk përfshiu këtë frazë në titrat zyrtare të videos së publikuar, edhe pse ajo dëgjohet qartë në regjistrim – një detaj që nuk i ka shpëtuar shtypit spanjoll, veçanërisht Mundo Deportivo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dialogu i publikuar nga Mundo Deportivo:

Martínez Munuera (VAR): “Dëgjo, Alex. Sapo kemi konstatuar një prekje me dorë, ok? Eja ta shohësh, të lutem.”

Zë i panjohur: “Është lart, mirë që ndodhi. Po, po, absolutisht.”

Hernández Hernández (arbitër): “Në rregull, perfekte. Prek dorën, po. Topi po del jashtë. Tani më jep një pamje të gjerë që të shoh gjithë aksionin dhe si përfundon. Në rregull, dora është qartë e ngritur. Anuloj golin.”

AUDIO REVISIÓN VAR | Primera División | Jornada 35 | FC Barcelona - Real Madrid CF | Minuto 96

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?