“Mirësevjen në Romën e vogël, mister Mourinho”, banderol gjigante për portugezin në Tiranë
Sporti E Martë, 24 Maj 2022 16:24
Skuadra e Romës është nisur drejt Tiranës dhe mbështetësit shqiptar të skuadrës verdhekuqe kanë bërë gati një mesazh për teknikun portugez, Jose Mourinho.
Në sheshin “Nënë Tereza”, në një banderolë gjigante shkruhet: “Mirësevjen në Romën e vogël, mister Mourinho”, teksa portugezi shihet në një motor të tipit “Scooter”.
Një mesazh i qartë mbështetje për skuadrën italiane që do ta luajë këtë ndeshje si në shtëpi.
KOHA JONË SONDAZH

