Mirlind Daku shkëlqen sërish me Rubin Kazan, protagonist me dopietë ndaj Sochit (VIDEO)
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ishte njeriu i ndeshjes në fitoren 2-1 të Rubin Kazanit ndaj Sochit, duke realizuar të dy golat për skuadrën e tij në sfidën e vlefshme për kampionatin rus.
Daku zhbllokoi sfidën që në minutën e 12-të, duke shënuar me qetësi nga pika e bardhë e penalltisë. Ai i dha siguri skuadrës së tij edhe në pjesën e dytë, kur në minutën e 78-të, pas një asistimi të saktë nga Kubatov, realizoi me një goditje të bukur në formë parabole, duke dyfishuar avantazhin.
Forma e Dakut është fantastike në këtë fillim sezoni: ai ka shënuar tre gola në tri ndeshjet e para të kampionatit dhe një tjetër në Kupë. Kjo paraqitje vjen vetëm pak javë pas rinovimit të kontratës me Rubin Kazanin, pavarësisht interesimit të disa klubeve të tjera për shërbimet e tij.
2-1 Gritsaenko (OG) pic.twitter.com/yKqgBnzSCu
— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 4, 2025
2-0 Daku pic.twitter.com/isKpFodi0u
— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 4, 2025
KOHA JONË SONDAZH

