Miss BumBum e çmendur pas Messit, bën tatuazh imazhin e tij në trup
“Miss BumBum” Suzy Cirtez ka treguar dashurinë për Lionel Messin, duke bërë tatuazh imazhin e tij në trup. Tatuazhi i ri nuk do të pritet aspak mirë nga familja e argjentinasit, teksa imazhet kanë bërë xhiron në rrjetet sociale.
Bukuroshja braziliani ka vendosur imazhin e argjentinasit në pjesën e barkut duke u shprehur: “Që kur kam bërë tatuazhin e Barcelonës në një nga të vithet, kam menduar për të bërë edhe një tjetër për lojtarin më të mirë në histori. E kam thënë për herë të parë në një intervistë gjatë një vizite në Meksikë dhe e mbajta premtimin”.
Edhe pse ajo është bllokuar nga messi në rrjetet sociale dhe nga bashkëshortja e tij, ajo vazhdon të provokojë me imazhe sensuale. /R.Lika-Koha Jone/