Mitaj merr vendin e titullarit në ekipin e Al Ittihad
Ka mjaftuar vetëm pak kohë që Mario Mitaj të fitojë vendin e titullarit te Al Ittihad. Futbollisti i kombëtares shqiptare po përshtatet në mesin e fushës nga teknikut Laurent Blanc, duke dhuruar performanca të mira.
Pas 90 minutave në Ligën e Kampionëve të Azisë dhe 70 minutave në Kupën e Arabisë Saudite, 21-vjeçari ishte protagonist në fitoren e fundit 2-1 në kampionat.
Karim Benzema dhe Moussa Diaby shënuan golat e fitores për Al Ittihad të cilët i dhuruan fitoren e 5-të në 6 javë kampionat. Me këtë fitore, skuadra e Mitaj barazohet me kampionët në fuqi të Arabisë, Al Hilal në kuotën e 15 pikëve, por këto të fundit që kanë një takim më pak.