Mitaj: Rezultati nuk ishte i drejtë, ja e vërteta e interesimit të Juventusit

Mario Mitaj bëri një tjetër 90-minutësh pozitiv me Shqipërinë në Suedi, teksa pas ndeshjes vlerësoi maksimalisht paraqitjen e kuqezinjve dhe e quajti rezultatin të padrejtë.

“Ishte një ndeshje shumë e mirë për ne, pavarësisht rezultatit, që besoj se nuk është i drejtë. Mund të kishim marrë edhe më shumë, por duhet të jemi të lumtur për paraqitjen që bëmë si skuadër.

Unë bëj në fushë atë që më kërkon trajneri. Nëse ai më thotë që të qëndroj më shumë mbrapa dhe të fokusohem në aspektin mbrojtës, atë duhet të bëj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interesimi i Juventusit? Unë kam ditur vetëm që do të kishte disa skautë nga Juventusi dhe asgjë tjetër. Unë duhet të luaj futboll, të argëtohem dhe përmirësohem. Të tjerat janë aspekte që nuk lidhen me fushën dhe nuk kam çfarë të shtoj”, deklaroi Mitaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?