Miu ndërpret ndeshjen Uells-Belgjikë, Courtois tenton ta kapë

Në futboll jemi mësuar të shohim ndërprerje ndeshjesh për hyrje tifozësh, kafshë të ndryshme apo edhe objekte të hedhura nga tribuna, por ajo që ndodhi në takimin Uells–Belgjikë ishte me të vërtetë e veçantë.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta pasi në fushë u fut një mi, duke shkaktuar habi te lojtarët dhe stafet teknike të të dy ekipeve. Pamjet bënë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, ku shihet edhe portieri Thibaut Courtois bashkë me disa futbollistë të tjerë që përpiqen ta largojnë gjitarin e vogël nga fusha në mënyrë që loja të mund të rifillonte.

Pas disa minutash “ndjekjeje”, miu u kap dhe u largua, ndërsa ndeshja vijoi normalisht mes të qeshurave dhe duartrokitjeve nga tifozët. Një episod i pazakontë që solli pak humor në mes të tensionit të një përballjeje zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Miu ndërpret ndeshjen Uells-Belgjikë, Courtois tenton ta kapë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?