Mjeku i njohur: Pogba gaboi me terapinë konservative, përkeqësoi situatën

Roberto Rossi, specialist i ortopedisë dhe traumatologjisë, kryemjeku në spitalin Mauriziano në Torino, është kirurgu që operoi Paul Pogba të hënën.

Në një intervistë për TuttoSport, ai ka bërë një bilanc të situatës: “Dëmtimi i meniskut të jashtëm ishte kompleks sepse indi ishte i fragmentuar – shpjegoi ai – Terapia konservative? Le të themi që nuk funksionoi. Përkundrazi, dëmtimi u përkeqësua.

Në akord edhe me mjekët e Juventusit ne kemi evidentuar në tetë javë kohën e nevojshme që Pogba t’i bashkohet ekipit dhe të rikthehet në stërvitje në grup. Kjo është koha e parashikuar, pastaj duhet të vlerësohen kushtet dhe reagimet kur të fillojë të sforcohet.

Edhe sikur të kishim dashur të bënim një qepje të meniskut të thyer, nuk kishte kushte për ta bërë atë: nuk ishte më i riparueshëm. Mund të ndërhynim vetëm me një meniskektomi”, deklaroi Rossi.

Për më tepër, lojtari ishte vizituar ndërkohë nga dy mjeshtra të sektorit, një konsulencë direkt në Shtetet e Bashkuara dhe një tjetër në Francë: në të dyja rastet kirurgët kishin sugjeruar një ndërhyrje.

SHKARKO APP