Mjeku tregon gjendjen shëndetësore të Schumacher
Lajmet mbi gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher janë thuajse me “pikatore” pasi si familja ashtu edhe spitali ku gjermani ndodhet nuk duan të bëjnë publike situatën ku ndodhet ish-piloti i Formula 1.
Legjenda e Ferrarit pësoi në Hungari një dëmtim në tru në një pistë skije. Së fundmi dritë për gjendjen e Schumacher ka dhënë mjeku i tij personal, Jean-Francois Payen. Ky i fundit ka deklaruar se 50-vjeçari merr akoma terapi, që do të zgjasin për tre vite më radhë. Michael pasi doli nga koma një vit më parë do të kalojë një periudhë rigjenerimi.
Megjithatë, Payen shtoi se Schumacheri është në gjendje pozitive dhe po shkon drejt shërimit. Ai gjithashtu tha se bashkëshortja e Schumacherit, Corinna, është duke e bërë maksimumin për t’i ndihmuar bashkëshortit të saj të shërohet sa më shpejt, duke ia krijuar kushtet optimale.