“Mjeshtri” i goditjeve standarde te Arsenali, përfiton bonus sa herë që shënohet gol

Në Londër, goditjet standarde nuk janë thjesht një alternativë taktike, por një armë e mirëfilltë strategjike,  madje edhe ekonomike. Te Arsenal, specialisti i situatave nga goditjet standarte, Nicolas Jover, përfiton një bonus financiar sa herë skuadra shënon nga një skemë e tillë. Një stimul i lidhur drejtpërdrejt me produktivitetin ofensiv të “Topçinjve”.

Shifrat flasin qartë për ndikimin e 44-vjeçarit francez. Gjatë këtij sezoni, Arsenali ka realizuar 32 gola nga situata të ndalura (pa përfshirë penalltitë) në të gjitha kompeticionet, prej të cilëve 24 kanë ardhur nga goditjet e këndit. Vetëm në Premier League, londinezët kanë shënuar 16 gola nga këndi, po aq sa në sezonin 2023-24, kur barazuan rekordin historik të vendosur nga Oldham Athletic (1992-93) dhe West Bromëich Albion (2016-17). Mjafton edhe një gol për të vendosur një rekord të ri absolut.

Vendimtarë ishin edhe dy golat e shënuar nga këndi në fitoren e fundit 2-1 ndaj Chelsea, që konfirmuan edhe një herë efektivitetin e punës së Jover. I ardhur nga Manchester City në vitin 2021, Jover rinovoi kontratën në 2025, një vit pas zgjatjes së marrëveshjes së trajnerit Mikel Arteta deri në 2027. Më herët ai ka punuar te Montpellier HSC dhe me përfaqësuesen e Kroacisë nën drejtimin e Niko Kovač.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skemat e Arsenalit janë të studiuara deri në detaj: sinjale të koduara nga ekzekutuesit, lëvizje të koordinuara në shtyllën e dytë, bllokime dhe shpërthime pas vijës së mbrojtjes, me brazilianin Gabriel si pikë referimi kryesore në zonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nicolas Jover, arma sekrete e Arsenalit: golat nga goditjet standarde po i sjellin sukses edhe bonus

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?