Modelja meksikane i bën një ofertë joshëse Ochoas pasi priti penalltinë
Guillermo Ochoa, ishte heroi i Meksikës ditën e djeshme duke pritur një penallti që i dha një pikë kundër Polonisë. Pas ndeshjes, nuk kanë munguar ofertat për “gardianin”.
Bashkatdhetaria Wanda Espinosa, modele dhe influencuese e OnlyFans i ka bërë një propozim: “Memito, do të të përqafoj aq fort sa do të jesh më i lumturi nëse bëhemi kampionë bote”.
E reja u shpreh kështu në një podcast argjentinas, ku prezantuesi i kërkoi asaj t’i dërgonte një mesazh mbështetjeje skuadrës meksikane në “Katar 2022”.
Ochoa nuk është i vetmi futbollist që ka marrë një ofertë me “drita të kuqe” para se të nisej për në Katar. Për shembull, Daniella Chávez i ofroi Hirving Lozanos një abonim falas në faqen e saj OnlyFans.