Modelja ruse zbulon refuzimin që i bëri Ronaldos: Më dërgoi mesazh, por ja fshiva!

Viktoria Odintcova është një emër shumë i njohur në rrjetet sociale. Modelja ruse numëron miliona ndjekës në Instagram, teksa e “bekojnë” me pëlqime edhe shumë futbollistë dhe personazhe të famshëm. Sipas “Russia Today”, bukuroshja e njohur ka rrëfyer se e ka kontaktuar edhe Cristiano Ronaldo, por ajo e ka injoruar.

“Po ka ndodhur. Ronaldo më ka dërguar një mesazh privat shumë kohë më parë. Më shkruajti ‘Përshëndetje, si je?’. Unë e fshiva mesazhin pa i dhënë asnjë përgjigj. Në fakt nuk i dhashë asnjë mundësi! Duke njohur vajzat e tjera që i ka shkuar, e kuptova se si do të shkonin gjërat ndaj e fshiva. E përsëris ishte shumë kohë më parë”.

Sigurisht që kjo ka ndodhur para se portugezi të njihej me Georgina-n, me të cilën ka krijuar një lidhje të konsiliduar. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP