Moderatorja e Supersportit shfaqet thuajse e zhveshur në emisionin sportiv (FOTO LAJM)
Moderimi i programeve sportive në vitet e fundit i ka thyer barrierat e gjinisë, teksa tashmë femrat janë gjithnjë e më shumë protagonistë. Siç jemi mësuar të shohim edhe në vende të tjera, ata nuk ngurrojnë që të tregojnë edhe hiret e tyre krahas njohurive bazë që kanë mbi futbollin.
Lei Kraja është një nga moderatorët më simpatike, e cila prej dy vitesh është pjesë e platformës “Super Sport”. Bukuroshja e njohur, e cila njihet edhe në botën e modelimit, nuk ka ngurruar që të shfaqet gjysmë e zhveshur gjatë programit “Fun Zone” që transmetohet çdo pasdite.
Lei ka veshur një fustan me dekolte shumë të hapur, ku i duket thuajse i gjithë gjoksi. Ajo e ka ekspozuar këtë veshje edhe në rrjetet sociale. /R.Lika-Koha Jone/