Modric firmos për 1 sezon te Milani, mungon vetëm zyrtarizimi

Pas një eliminimi të thellë nga PSG në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, Luka Modric i ka kthyer menjëherë sytë drejt së ardhmes. Mesfushori kroat, fitues i Topit të Artë në vitin 2018 dhe një legjendë e vërtetë e Real Madridit, është gati të fillojë një aventurë të re me Milanin. Marrëveshja është arritur me shpejtësi, falë ndërhyrjes direkte të drejtorit Igli Tare, dhe kontrata është nënshkruar: një vit, deri në verën e 2026-ës, me një pagë prej 3.5 milionë euro në sezon. Mungon vetëm njoftimi zyrtar i klubit.

Modric, i cili është 40 vjeç, pritet t’i nënshtrohet vizitave mjekësore në fund të korrikut dhe të bashkohet me skuadrën e re në fillim të gushtit. Pasi Milani ka humbur mesfushorin Reijnders dhe mbrojtësin e krahut Theo Hernandez, ardhja e kroatit shihet si një injeksion i nevojshëm për eksperiencë dhe lidership.

Trajneri Massimiliano Allegri, i sapoemëruar në stolin kuqezi, pritet t’i besojë Modricit rolin e liderit brenda dhe jashtë fushës, duke shpresuar që përvoja dhe mentaliteti fitues i tij të ndihmojnë Milanin të rikthehet në maja. Vetë Tare ka deklaruar së fundmi se Allegri është njeriu i duhur për t’i kthyer shpirtin garues dhe ambicien një skuadre që ka nevojë për rilindje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?