Modric futet në histori, ka luajtur në Evropian dhe Botëror në 3 dekada të ndryshme

Luka Modric shkroi një faqe të vogël në historinë e futbollit sot në barazimin 0-0 ndaj Marokut. Ai u bë futbollisti i parë që ka luajtur si në Kupën e Botës FIFA ashtu edhe në Kampionatin Evropian në tre dekada të ndryshme.

Mesfushori i Real Madridit edhe pse është 37 vjeç, por kalon një formë fantastike, ndërkohë që sot nuk mundi të ndihmonte kroatët që vuajtën disi ndaj Marokut edhe pse u shpall lojtari i ndeshjes.

SHKARKO APP