Modric i pavendosur për të ardhmen, rinovim ose … rikthim te Dinamo Zagreb
Në pritje të ndeshjes ndaj Comos, që do të luhet nesër në orën 20:45, Milani ka nisur të projektojë të ardhmen, veçanërisht në repartin e mesfushës, sektor ku klubi ka investuar ndjeshëm dhe do të vazhdojë ta bëjë edhe në merkato. Vendimet e drejtorit sportiv Tare do të varen në masë të madhe nga e ardhmja e Luka Modric, e cila aktualisht mbetet e paqartë.
Mesfushori kroat nuk ka asnjë problem me trajnerin Allegri, skuadrën apo klubin, por mosha dhe kontrata që skadon në qershor 2026 imponojnë reflektime. Modric ndihet mirë në Milano dhe ka një opsion rinovimi edhe për sezonin 2026-2027, por vendimi final i takon vetëm atij.
Pavarësisht moshës, Modric vazhdon të bëjë diferencën dhe ka ndihmuar në rritjen e ekipit. Ai pritet të marrë një vendim pas Botërorit të verës, që mund të jetë edhe turneu i tij i fundit. Në tavolinë mbetet edhe një rikthim i mundshëm te Dinamo Zagreb, duke e lënë zgjedhjen përfundimtare në duart e vetë lojtarit.
KOHA JONË SONDAZH

