Modric injoron milionat nga Arabia, rinovon zyrtarisht me Realin

Luka Modric nuk dorëzohet përballë milionave nga Arabia Saudite. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, “Los Blancos” kanë zyrtarizuar rinovimin me mesfushorin e madh kroat.

37-vjeçari do të jetë edhe sezonin e ardhshëm pjesë e skuadrës së Carlo Ancelottit. Pavarësisht se pati oferta faraonike nga Arabia Saudite, kroati zgjodhi qëndrimin në “Santiago Bernabeu”.

Kapiteni i kombëtares kroate deri më tani me skuadrën madrilene ka fituar 23 trofe duke qenë protagonist absolut nga viti 2012, ndërkohë që ka shënuar 37 gola në 488 ndeshje. Ai fitoi edhe Topin e Artë në vitin 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?