Modric kujton episodin: Mourinho gati sa bëri Ronaldon që të qante!

Në autobiografinë “Sipas mënyrës sime”, Luka Modric ka treguar disa episode, teksa mes tyre edhe një përplasje verbale mes Jose Mourinho dhe Cristiano Ronaldos që gati përfundoi në përplasje fizike.

“Po fitonim në Kupën e Mbretit 2-0, por Ronaldo nuk e ndoqi mbrojtësin kundërshtar në një aksion të tyre në krah. E pashë José të tërbuar me Cristianon dhe të dy patën një debat të gjatë. E pranoj se ai reagim nga ana e trajnerit më befasoi.

Kur u kthyem në dhomat e zhveshjes në pushim e pashë Ronaldon gati në lot nga nervat… ‘Bëj më të mirën e ai vazhdon të më kritikojë’  thoshte. Kur Mourinho hyri e vazhdoi ta sulmonte, gati shpërtheu një përleshje, por ndërhyrja e shokëve e evitoi”, zbuloi kroati.

Modric ka kujtuar në rrëfimin e tij autobiografik edhe sfidën Real-Juve në prill 2018, që u fut në histori për penalltinë në shtesë, që i kushtoi eliminimin skuadrës torineze.

“Kur në mes është Real Madrid protestat janë gjithnjë të amplifikuara. E vërteta është se ajo penallti ishte e pastër dhe  më krijoi mërzi kur pashë Buffon të reagonte në një mënyrë të tillë”.

SHKARKO APP