Modric: Milanin e kam ndjekur që fëmijë, me Taren u takova në Kroaci

Luka Modric ka folur për herë të parë si lojtar i Milanit në një intervistë për “Milan TV”, duke treguar emocionet dhe arsyet që e çuan të zgjedhë klubin kuqezi pas një karriere legjendare me Real Madrid. Mesfushori kroat, që në shtator mbush 40 vjeç, e konsideron këtë kapitull të ri si një zgjedhje të natyrshme dhe emocionale.

“Që fëmijë ndiqja shumë Serie A-n dhe Milani ishte skuadra ime e preferuar, sidomos për shkak të idhullit tim, Zvonimir Boban,” u shpreh Modric. “Kisha oferta të tjera, por sapo më telefonoi Milani, për mua ishte e qartë: e doja që nga momenti i parë.”

Mesfushori zbuloi edhe një detaj që e ka bindur përfundimisht: “Drejtori sportiv Tare erdhi në Kroaci për të më paraqitur projektin. Ky gjest më tregoi sa shumë e dëshironin të më kishin pjesë të ekipit. Milani është një nga klubet më të mëdha në Europë, nuk mund të kënaqet me mesataren – duhet të luftojmë për trofe dhe të jemi mes më të mirëve në botë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht se ka fituar gjithçka, përfshirë Topin e Artë, Modric theksoi se dëshira për të fituar është ende e gjallë: “Do të sjell urinë time për fitore, do të ndihmoj shokët e skuadrës në çdo aspekt dhe do të punoj fort për të fituar vendin tim në fushë. Asgjë nuk është e lehtë, duhet përkushtim dhe luftë. Gjëja më e rëndësishme për mua është dashuria për futbollin, dhe kjo më mbush ende. E ndjej ende zjarrin brenda meje. Kam ende dëshirë dhe uri për të fituar.”

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?