Modric: Ndaj PSG na japin një dorë edhe tifozët, mungesa e Casemiros e rëndësishme!

Luka Modric ishte i përzgjedhuri nga trajneri Ancelotti për konferencën për shtyp në prag të duelit të kthimit ndaj PSG. Mesfushori kroat u shpreh optimist për kualifikimin, ndërkohë që evidentoi mungesën e Casemiros.

“Jam i sigurt se tifozët do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm për ne. E pamë kundër Real Sociedad dhe do të na duhen edhe nesër. Bernabeu mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm.

Mungesa e Casemiros? Është e vështirë, por ne kemi lojtarë të tjerë që mund të bëjnë mirë, si Valverde ose Camavinga. Shpresojmë që të jetë Toni Kroos. Të gjithë duhet të japim më shumë për të mbuluar mungesën e Casemiros, veçanërisht në fazën e mbrojtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presioni? Varet nga ndeshja, çdo ndeshje është e ndryshme dhe varet nga ajo që kërkon trajneri nga ne, duhet të përpiqemi ta ndjekim. Nesër gjëja më e rëndësishme është të luajmë me personalitet, duke shpenzuar energji dhe të luajmë me agresivitet. Nëse ndodh kjo gjë do të kemi më shumë shanse për t’u kualifikuar”, deklaroi Modric. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?