Modric në super formë: Jam 35 vjeç, por ndihem si 27!
Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ndikhet sikur është 27 vjeç, jo 35 , pasi ndihmoi “Los Blancos” të kualifikoheshin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, të martën. Kroati dha asist për Karim Benzema, në golin e parë kundër Atalantës, me të bardhët që fituan 3-1 në ndeshjen e dytë të 1/8 finale.
“Goli i Benzema erdhi në kohën e duhur. Na dha besimin për të vazhduar më tej. Unë jam 35 vjeç, por ndihem sikur jam vetëm 27. Ndihem në formë të shkëlqyeshme. Ju nuk duhet të shikoni moshën. Gjithçka ka të bëjë me mënyrën se si performojmë në fushë, pavarësisht nga mosha.
Unë jam ende i uritur për më shumë, dua të vazhdoj të luaj në nivelin më të lartë dhe ndihem mirë. Është kaq e rëndësishme që kemi kaluar në çerekfinale. Grupi dëshiron të vazhdojë të fitojë dhe ne do të shohim sa larg do të shkojmë”, deklaroi Modric pas ndeshjes.
Luka Modric’s game by numbers vs. Atalanta:
92% pass accuracy
109 touches (most)
16 ball recoveries (most)
5 interceptions (most)
4 duels won
3 tackles
1 chance created
1 assistA joy to watch. #UCL pic.twitter.com/reS56Xfb6d
— Squawka Football (@Squawka) March 16, 2021