Modric nuk i mjafton Kroacisë, ndalet pa gola kundër Marokut (VIDEO)

Kroacia nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola kundër Marokut në duelin e parë në Katar. Skuadra e Dalic edhe pse luajti disi më mirë nuk konkretizoi shanset që krijoi.

Vlasic kishte një shans të artë në minutën e 43-të, ndërkohë që në shtesën e pjesës së parë Luka Modric ishte shumë pranë golit, por tentativa e tij përfundoi ngjitur me shtyllën.

Në pjesën e dytë, Maroku ju afrua golit me një goditje të fuqishme nga Hakimi nga distanca, duke vendosur në provë portierin Livakovic. Kroacia me kalimin e minutave humbi ndjeshëm freskinë, teksa Modric i vetëm në mesfushë nuk kishte asnjë prikë referimi në sulm. Një barazim që mban të dyja skuadrat në lojë për kualifikim, me dy sfidat e mbetura që do të jenë vendimtare. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP