Modric rinovon kontratën me Realin, por me disa kushte

Luka Modric ka rënë dakord me Real Madridin për të rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2023. Përveç kësaj, pas takimit të zhvilluar së fundmi mes palëve, kroatit iu sigurua opsioni për të rinovuar edhe një vit më shumë, sigurisht nëse do të arrihen disa parametra sa i përket të performancës së kroatit.

Nëse Luka sezonin e ardhshëm do të ketë performancë sportive të ngjashme me atë të sezonit aktual (38 ndeshje, 3 gola, 9 asistime), do t’i rinovohet automatikisht kontrata, pra deri në vitin 2024.

Në marrëveshja është përcaktuar qartë se kur Modric “të varë këpucët në gozhdë” mund t’i bashkohet strukturës drejtuese të Realit në një pozicion që i përshtatet karakterit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?