Modric s’di të ndalet: Ndihem sikur jam më pak se 30 vjeç!
Luka Modric edhe pse në moshën 36 vjeç vijon që të jetë në nivele shumë të larta në futbollin evropian, duke qenë protagonist. Mbrëmjen e djeshme ai u shpall lojtari më i mirë fushë në duelin ndaj Interit.
“Ndihem shumë mirë. Mendoj se nuk duhet të shikosh vitet, por çfarë bën në fushë. Vitet janë gjithnjë e më pak të dukshme, sepse karriera zgjatet. Ndihem shumë mirë, sikur jam më pak se 30 vjeç.
Jam shumë i kënaqur me lojën dhe rezultatin. Ne donim të përfundonim të parët në grup për të shmangur skuadrat më të forta, megjithëse duhet të fitosh gjithçka nëse do të fitosh trofeun, por të kalosh i pari është më i miri”, u shpreh Modric.