Modric shpërthen ndaj arbitrit italian: Më i keqi që kam parë ndonjëherë, një fatkeqësi!
Luka Modric nuk e ka pritur aspak mirë humbjen 3-0 ndaj Argjentinës, duke shpërthyer ndaj gjyqtarit italian pas ndeshjes. Mesfushori i Realit e ka cilësuar si “katastrofë” arbitrimin e tij, ndërkohë që shtoi se ai është “gjyqtari më i keq” që ka parë.
“Argjentina ishte më mirë dhe e meritoi fitoren., por ka disa gjëra që duhet t’i përmend. Zakonisht nuk flas për arbitrat, por sot është e pamundur të mos e bëj. Ai është një nga gjyqtarët më të këqij që njoh dhe nuk po flas vetëm për sot, sepse ai ka arbitruar shumë herë ndeshje ku kam luajtur dhe nuk e mbaj mend mirë. Ky gjyqtar është një fatkeqësi”, ka shfryrë mesfushori e Real Madridit.
Mesfushori, pasi uroi Argjentinën për kualifikimin në finale: “Urime dhe i uroj shumë fat Messit për në finale”.