Modric te Juventusi? Reagon Ancelotti: Është si Maldini, e mbyll te Reali!

Luka Modric nuk do të largohet nga Real Madrid gjatë verës. Ditët e fundit AS shkroi se mesfushori kishte marrë një ofertë nga Juventusi, si dhe për interesim nga Katari.

Gjithsesi Carlo Ancelotti i ka qetësuar të gjithë te Reali, pasi ka deklaruar: “Luka Modric do ta përfundoja karrierën e tij te Real Madrid. Nuk e di kur, por do të ndodhë.

Kjo është ideja e klubit dhe e Luka. Modric nuk do të ketë probleme për të rinovuar kontratën. E krahasoj me Paolo Maldinin”, deklaroi strategu italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?