Moggi: Mashtrimi me bilancet në Seria A ekziston prej 15 vitesh, s’ka shanse që Juvja …

Hetimi për mashtrime me bilancet në Itali, që është përqendruar kryesisht te Juventusi, por prek shumë klube të Serisë A, nuk është një skandal i kohëve të fundit. Luciano Moggi, ish-drejtori i përgjithshëm i klubit bardhezi, që u përjashtua përjetë nga futbolli, u shpreh se se rritja fiktive e të ardhurave është një sistem i krijuar përpara 15 vjetëve.

“Kur rrit bilancin në mënyrë fiktive, thjesht shtyn një borxh aktual për disa vjet. Por, më pas e sheh veten në një situatë ku gjendesh me 200-300 milionë euro borxhe. Ankesat se Covid ka goditur klubet janë qesharake. Kur ke bilance negative me humbjen e qindra milionave, atëherë problemi nuk lidhet me pandeminë.

Kur ishim te Juventusi, na akuzuan për rritjen fiktive të bilancit me 5 milionë euro, pasi blemë Moretti nga Fiorentina. Juve synonte të ndihmonte klubin tjetër, që ishte në vështirësi financiare. Hetimi zgjati dy vjet: unë, Bettega e Giraudo akuzoheshim si nëpunës të pabesë. Me aq sa unë di, është e pamundur që një skuadër e kuotuar në bursë të falsifikojë bilancet financiare”, deklaroi Moggi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?