Mohamed Salah largohet zyrtarisht nga skuadra e Liverpoolit
Mohamed Salah po luan muajt e fundit te Liverpool. Klubi anglez ka njoftuar zyrtarisht se sulmuesi egjiptian do të largohet nga “Anfield” në përfundim të këtij sezoni, pavarësisht se kontrata e tij ishte e vlefshme deri në vitin 2027.
Marrëdhënia mes lojtarit dhe trajnerit Arne Slot pësoi një krisje të rëndë në dhjetor, pas qëndrimit të Salah në stol në ndeshjen ndaj Leeds, çka u pasua nga deklarata të forta të 33-vjeçarit ku shprehej se ndihej “i dëbuar” nga ekipi. Edhe pse u rikthye si titullar pas Kupës së Afrikës, palët kanë rënë dakord që rrugët e tyre të ndahen këtë verë.
Salah largohet si një legjendë e vërtetë, me 8 trofe të fituar, përfshirë dy tituj të Premier League dhe Champions League në 2019 dhe si shënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit me 255 gola. Liverpool njoftoi se lojtari mbetet i fokusuar për të mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë.
KOHA JONË SONDAZH

