Mohamed Salah vlerësohet si “Lojtari i Vitit” në Angli

Sulmuesi i Liverpool-it, Mohamed Salah, është vlerësuar sërish me çmimin “Lojtari i Vitit” nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli (PFA). Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua të martën në Mançester. Ky është suksesi i tretë i madh për egjiptianin, i cili e ka fituar këtë trofe edhe në vitet 2018 dhe 2022.

Në fjalën e tij pas marrjes së çmimit, Salah u shpreh: “Është një ndjesi e jashtëzakonshme. Dua të falënderoj të gjithë ata që më votuan. Të arrish një nivel të tillë në Premier League në moshën 33-vjeçare është diçka e madhe. Të shkruash histori si një djalë nga Egjipti më bën të ndihem krenar.”

Gjatë sezonit të kaluar, Salah ishte figura kryesore e Liverpool-it, duke përfunduar si golashënuesi më i mirë dhe njëkohësisht lojtari me më shumë asiste në kampionat. Kontributi i tij ishte vendimtar edhe për suksesin e skuadrës në fitimin e titullit kampion.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?