Moment magjik për shqiptarët në Itali, Kumbulla shënon për Romën (VIDEO)

Moment magjik për shqiptarët që luajnë në Itali. Pas Bajramit dhe Asllanit që shkëlqyen mbrëmjen e djeshme, sonte në mbrëmje është radha e Marash Kumbullës për të lënë gjurmë.

Mbrojtësi i Kombëtares sonë ka arritur që të shënojë golin e barazimit në duelin e Kupës së Italisë ndaj Lecces. Kumbulla shfrytëzoi më së miri një krosim në zonë me një kërcim shumë të bukur.

Shkodrani në këtë mënyrë justifikon më së miri besimin e Mourinhos që e ka lavdëruar në ditët e fundit. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP