Momente frike për Dele Allin, hajdutët i futen në super vilën e tij
Momente frike për mesfushorin e Tottenham dhe kombëtares angleze, Dele Alli, pasi disa grabitës të armatosur me thika u futën në vilën e tij në Londër dhe grabitën disa sende me vlerë, kryesisht ora të shtrenjta.
Ngjarja u regjistrua në Barnet, ndërkohë që Dele Alli ishte në shtëpi bashkë me të vëllanë dhe një mik të vjetër të familjes, si dhe shoqet e tyre, ndërsa hajdutët sulmuan shtëpinë dhe arritën të marrin disa sende me vlerë.
Mësohet se ata nuk ia kanë kursyer një grusht mesfushorit të Tottenham, ashtu si edhe vëllait e shokut të tij, të pranishëm në vilë në atë kohë, megjithatë përveç traumës, Dele Alli nuk ka asnjë problem tjetër shëndetësor.
Pas mesnate mesfushori telefonoi policinë, që ka nisur menjëherë hetimet, ndonëse për momentin nuk ka arritur të identifikojë dhe arrestojë asnjë prej autorëve të grabitjes së dhunshme.