Momente frike për Lucescu-n, mjekët e shpëtojnë pas një tjetër infarkti

Momente ankthi për futbollin rumun, teksa ish-trajneri i kombëtares, Mircea Lucescu, është përballur me një situatë të rëndë shëndetësore që ka rrezikuar jetën e tij.

80-vjeçari ka pësuar një atak kardiak pak orë përpara se të linte spitalin universitar në Bukuresht, ku ishte shtruar pas një problemi shëndetësor të ndodhur të dielën e kaluar. Sipas raportimeve nga mediat rumune, ndërhyrja e shpejtë e mjekëve ka qenë vendimtare për të shmangur më të keqen.

Për të stabilizuar gjendjen e tij, stafi mjekësor është detyruar të kryejë tre procedura reanimimi. Aktualisht, Lucescu ndodhet nën kujdes intensiv në urgjencën e spitalit, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata u komplikua edhe më tej rreth mesditës, kur ish-tekniku pësoi një tjetër atak kardiak, por edhe këtë herë mjekët arritën ta rikthenin në jetë me sukses. Ngjarja vjen vetëm pak orë pasi Kombëtarja e Rumanisë kishte njoftuar ndarjen me trajnerin, pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupa e Botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mircea Lucescu ka një karrierë të gjatë dhe të pasur, ku në vitet ’90 ka drejtuar edhe klube të njohura italiane, përfshirë Inter.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?