Momente frike për Mustafin, hajdutët i futen në shtëpi dhe i vjedhin shifrën e frikshme

Shkodran Mustafi është bërë protagonisti i një ngjarje aspak të këndshme. Futbollisti i cili aktualisht jeton në periferi të Valencias, pasi aktivizohet me Levanten, është bërë viktimë e një grabitje në banesë.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se dielën, Mustafi është zgjuar nga disa zhurma në banesën e tij dhe ka parë se ishte bërë viktimë e një grabitje. Hajdutët kishin hyrë në banesën e tij dhe po e plaçkitnin, ndërsa ai ishte në dhomën e gjumit.

Ata janë larguar me shpejtësi pasi futbollisti është zgjuar, por mësohet se kanë marrë sende me vlerë dhe para që kapin shifrën 1 milion euro. Gjithsesi për fatin e mirë ngjarja kaloi vetëm me pasoja materiale teksa familja e tij dhe ai janë mirë dhe nuk ranë pre e sulmit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?