Momente frike te Napoli, një person shkatërron portën e jashtme të qendrës stërvitore
Momente frike në Castel Volturno: një person me një makina ka përplasur portën hyrëse në qendrën stërvitore të Napolitduke u afruar deri pranë fushave të stërvitjes, ndërsa lojtarët ndodheshin në dhomat e zhveshjes.
Më pas shoferi ka braktisur makinën dhe është larguar në këmbë. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të përfshirë dhe policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.
Pas disa ditësh pushim, skuadra e trajnerit Luciano Spalletti kishte rinisur stërvitjet me lojtarët që mbetën në qytet dhe nuk u nisën për në grumbullimet e kombëtareve.
Objektivi është ai për të përgatitur sa më mirë sfidën delikate ndaj Atalantës më 3 prill, kur trajneri do të duhet të bëjë pa të pezulluarit Osimhen e Rrahmani, si dhe pa të dëmtuarin Di Lorenzo.
KOHA JONË SONDAZH

