Momente paniku te Rumania, trajneri Lucescu pëson kolaps në stërvitje
Momente ankthi në kampin e Rumanisë pak ditë para sfidës së rëndësishme ndaj Sllovakisë. Trajneri i përfaqësueses rumune, Mircea Lucescu, ka pësuar një kolaps gjatë një seance stërvitore, duke shkaktuar shqetësim të madh te stafi dhe futbollistët.
Burime pranë ekipit bëjnë me dije se gjendja e teknikut 80-vjeçar është stabilizuar, ndërsa ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme në ditët në vijim për të përcaktuar më saktë situatën shëndetësore.
Pas incidentit, Federata Rumune e Futbollit ka reaguar menjëherë duke i kërkuar UEFA shtyrjen e ndeshjes së “play-off”-it për vendet humbëse. Megjithatë, kërkesa është refuzuar, duke lënë në fuqi kalendarin e parashikuar.
Në këto rrethana, Rumania do të udhëtojë drejt Bratislavës këtë të diel pa praninë e Lucescut në stol, ndërsa skuadra do të detyrohet të zbresë në fushë nën drejtimin e stafit ndihmës.
Duhet theksuar se Lucescu konsiderohet një nga figurat më të mëdha të futbollit europian, duke mbajtur edhe rekordin si trajneri më i vjetër në historinë e ekipeve kombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

