Momente tmerri për lojtarin e Napolit, e grabisin me armë në shtëpi
Pas Antonio Di Natales, së fundmi në Itali ka ndodhur një tjetër grabitje me armë. Këtë herë ka qenë Adam Ounas që ka përjetuar momente tmerri. Sulmuesi 25-vjeçar algjerian, në momentin që po bëhej gati për t’i nisur për ndeshjen kundër Milanit, është sulmuar dhe grabitur në banesën e tij nga persona të armatosur.
Mediat italiane raportojnë se lojtari algjerian u grabit nga dy kriminelë me armë, që u futen me një skuter në garazhin e shtëpisë së tij në Posillipo. Ounas është detyruar t’u dorëzojë para dhe bizhuteri në një vlerë totale prej 4500 eurosh.
Grabitja ndodhi në momentin e kthimit të tij nga stërvitja e zhvilluar në Castel Volturno. Banditët kishin planifikuar gjithçka në detaje, duke e sulmuar pikërisht në momentin që do të futej në banesë. Për shkak traumës së pësuar, Aunas nuk udhëtoi me skuadrën drejt Milanos, për ndeshjes së dielës kundër Milanit.
KOHA JONË SONDAZH

