Momenti i errët te Partizani, 4 humbje në 5 sfida e fundit (VIDEO-LAJM)

Partizani po kalon një nga momentet më të vështira në sezonet e fundit. Të kuqtë shkarkuan trajnerin Franco Lerda pas humbjes në derbin ndaj Tiranës, ndërkohë që presidenti Demi vendosi një tjetër italian në krye të ekipit, Sormanin.

Deri më tani përzgjedhja e tij nuk është se ka sjellë rezultatet e pritura, pasi Partizani e ka nisur vitin 2020 me dy humbje radhazi, 3-2 kundër Skënderbeut në Korçë dhe 1-0 ndaj Kukësit. Në 5 javët e fundit, kampionët e Shqipërisë kanë arritur 4 humbje dhe vetëm një fitore, me trajnerin e përkohshëm, Kalarin.

As në periudhën e Iulianos nuk ka qenë një ecuri e tillë kaq e dobët. Besojeni ose jo, por më keq se Partizani në 5 ndeshjet e fundit ka bërë vetëm Flamurtari i vendit të fundit, që ka marrë vetëm 1 pikë.

Kalendari është në favor të skuadrës së Sormanit, që do të ketë dy ndeshje të lehta në javët e ardhshme. Fillimisht do të luajnë në transfertë ndaj Luftëtarit dhe më pas do të presin Flamurtarin. Në letër, janë 6 pikë që duhet të merren me patjetër, pasi në të kundërt strategu italian do të rrezikonte shumë.

Mungesat e shumta në javët e fundit në repartin e mesfushës kanë ndikuar jo pak në rezultatet negative, por një skuadër që synon titullin, asnjëherë nuk ka justifikime.

5 NDESHJET E FUNDIT

PARTIZANI-TIRANA             1-2

TEUTA-PARTIZANI               1-0

PARTIZANI-VLLAZNIA         1-0

SKENDERBEU-PARTIZANI   1-0

KUKËSI-PARTIZANI             1-0

SHKARKO APP