Momenti i paharrueshëm për Mavrajn, përballë Samuel Eto si kapiten i Hamburgut

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, dalëngadalë po kthehet në një lider te skuadra e Hamburgut.

31-vjeçari mbajti sot shiritin e kapitenit në takimin miqësor që skuadra e tij zhvilloi ndaj turqve të Antaliaspor, ku aktivizohet dhe “ylli” kamerunas Samuel Eto.

Kjo ishte hera e parë e Mavrajt si kapiten i kësaj skuadre, gjithsesi ai nuk solli fat, pasi Hamburgu e humbi takimin miqësor me rezultatin 2-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Golat për skuadrën turke i shënuan Maikon në minutën e 40-të dhe Samuel Eto në minutën e 61-të me 11-metërsh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?