Momenti kur Armando Broja turpëroi dy mbrojtësit e Jordanisë (VIDEO)

Armando Broja ishte protagonisti absolut në fitoren e Shqipërisë ndaj Jordanisë, duke dhuruar një paraqitje mbresëlënëse që elektrizoi tifozët kuqezi.

Sulmuesi shkodran realizoi një asist spektakolar pasi kaloi me mjeshtëri dy mbrojtës kundërshtarë me një lëvizje të shpejtë dhe të zgjuar, duke i befasuar plotësisht. Pas këtij momenti magjik, ai shërbeu një pasim të artë për Nedim Bajramin, i cili nuk gaboi përballë portierit dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Gjithashtu ai shënoi një gol të mrekullueshëm, duke mposhtur portierin me një prekje të butë dhe të saktë, që përfundoi në rrjetë pas një parabole perfekte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo paraqitje e Brojës është një tjetër sinjal pozitiv për Kombëtaren shqiptare në prag të ndeshjeve të rëndësishme kualifikuese të muajt nëntor ndaj Andorras dhe Anglisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?