Momenti kur djali me kapuç vë tritol në shtëpinë e Armand Dukës (VIDEO)

Publikohen pamjet e kamerave të sigurisë pranë banesës së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka në momentin kur i vendoset tritol.

Një djalë i ri me kapuç në kokë ndez lëndën plasëse dhe e lë mu pranë  mekanizmit të derës së shtëpisë së presidentit të FSHF-së. Më pas ai vrapon menjëherë sipas pamjeve të publikuar nga Ora News.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 24 janarit 2022. Deri tani policia ka shoqëruar 10 persona.  Flitet për 200 gr lëndë plasëse me fitil zjarrpërcjellës. Në momentin që djali ndez fitilin dhe e hedh tek dera largohet me vrap nga lagjja nr 4. Në momentin e shpërthimit në banesë ka qenë djali dhe bashkëshortja e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?