Montero: Zidane ishte shumë i përulur, nuk dëgjohej fare te Juventusi

Zinedine Zidane është një nga trajnerët më të mirë të momentit, por shumë vite më parë, mjaftohej vetëm me magji me topin. Francezi nuk ishte nga ata lojtarë që fliste shumë me shokët. Këtë detaj shumë interesant e ka zbuluar, një nga shokët e tij te Juventusi, Paolo Montero.

“Çfarë ndjeva kur arrita te Juve? Unë u bashkova me një ekip, që kishte fituar Champions-in një muaj e gjysmë më parë. Ishte krenari t’iu bashkohesha atyre personazheve atje. U kuptova menjëherë me Ferrara. Stërvitja me Peruzzi dhe kampionët e tjerë ishte një emocion mbresëlënës. Ata më mësuan përulësinë dhe frymën e grupit. Aty ekzistonim si ne dhe jo si unë.

Marrëdhënie speciale me Zidane? Ai dhe Del Piero ishin ata, që zgjidhnin ndeshjet. ‘Zizou’ ishte një nga më të thjeshtët, më të përulurit ndonjëherë, një njeri i jashtëzakonshëm. Në dhomën e zhveshjes nuk dëgjohej, mjaftohej me mirëmëngjesi dhe mirupafshim.

Muajt e parë u tha se në janar mund të largohej. Ai bëri shumë përpjekje, për shkak se ishte i ndrojtur. Unë nuk e kam dëgjuar atë të fliste brenda një kohe. Lojtarët më të mirë, me të cilët kam luajtur në futbollin italian? Zidane, Del Piero, Ferrara, Peruzzi, Deschamps. Në epokën time kishte lojtarë të klasit botëror”.

 

 

SHKARKO APP