Monza e Berlusconit merr kapitenin e Interit, firmos për dy sezone

Monza kërkon që të bëjë një figurë sa më të mirë në debutimin në Serie A. Skuadra e presidentit Silvio Berlusconi ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Andrea Ranocchia, që vjen si një lojtar i lirë nga Interi dhe do të firmosë një kontratë 2-vjeçare.

Në fundjavë do të zhvillohen vizitat mjekësore dhe më pas do të hidhet firma në kontratë. Debutuesit e Monza fitojnë eksperiencë në prapavijë, pasi Ranocchia ka luajtur 215 ndeshje në Serie A me Inter, Barin, Sampdorian dhe Genoan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?