Monza ofroi 40 milionë euro për Theo Hernandez, vjen përgjigja nga lojtari

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Como i ka ofruar Milan-it 40 milionë euro për kartonin e Theo Hernandez, por oferta e tyre është refuzuar si nga klubi ashtu edhe nga vetë lojtari. Francezi nuk ka ndërmend të zbres shkallët e karrierës në këtë moment.

Como e drejtuar nga Fabregas ka bërë vërtetë historinë në futbollin italian të këtyre viteve të fundit, ku nga Serie D arritën në Serie A dhe verën e kaluar bënë disa transferime shumë interesante duke afruar lojtarë me emër dhe pse një pjesë e tyre është në përfundim të karrierës.

Como ndodhet aktualisht në vendin e 13-të me 22 pikë dhe objektivi kryesor për këtë sezon është qëndrimi në Serie A.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?