Monza transferon ish-portierin e njohur të Realit, Keylor Navas
Monza ka siguruar shërbimet e një portieri me shumë përvojë. Bëhet fjalë për fituesin e trefishtë të Championsit, kur mbronte ngjyrat e Realit të Madridit, Keylor Navas.
Trajneri Alessandro Nesta do të ketë në dispozicion për sezonin 2024-2025 ekspertin dhe portierin e nivelit më të lartë, disa herë kampion në Francës e Spanjës.
Futbollisti nga Kosta Rika ka thënë “po”, me vizitat mjekësore tashmë të planifikuara për të martën më 30 korrik. Keylor Navas mbërrin në Itali si lojtar i lirë.
KOHA JONË SONDAZH

