Monza u ngjit në Seria A, Berlusconi: Tani dua kampionatin dhe Championsin!

Silvio Berlusconi është shfaqur shumë i lumtur pas ngjitjes historike të Monzës në Seria A, një klub që ai e administron.

“Ka qenë një mbrëmje e mrekullueshme, luftuam për një vit dhe më në fund arritëm një rezultat historik. Në 110 vite histori, Monza nuk kishte luajtur kurrë në Serie A dhe tashmë e arritëm këtë objektiv.

Është diçka e mrekullueshme për ne, për skuadrën dhe të gjithë qytetarët e Brianzas. Unë jam mësuar të fitoj, tani duhet të fitojmë kampionatin, të shkojmë në Champions League dhe ta fitojmë atë. Rezultatet e Monzas dhe Milanit këtë vit të ngrohin zemrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani do të jetë diçka shumë e bukur që të përballemi me Milanin në Serie A, sepse do të kem zemrën të ndarë më dysh”, tha ish-presidenti legjendar i Milanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?