Morata është super xheloz: U përgjigjem unë mesazheve të bashkëshortes!
Alice Campello dhe Alvaro Morata janë një nga kopjet më të bukura të botës së futbollit, por edhe mes tyre nuk mungon xhelozia. Sulmuesi i Atltico Madrid dhe modelja nga Venezia janë martuar prej dy vitesh, por dikush mesa duket nuk e ka vënë re. Në një intervistë për “Cadena Cope”, ish-sulmuesi i Juventusit, Realit dhe Chelsea-t tregon raporton me bashkëshorten.
“Jam disi xheloz, por edhe unë kam ndjekësit e mi në rrjetet sociale, jam i vetëdijshëm se jam martuar me gruan më të bukur në botë, dhe kur dikush i shkruan privatisht në Instagram, madje dhe njerëz që i njoh, i përgjigjem unë për të markuar territorin tim. Më pas më thonë se kam gabuar, që jam përgjigjur në emrin e dikujt tjetër, por u kërkoj falje dhe mbyllet aty”, ka zbuluar Morata. /R.Lika-Koha Jone/