Morata ia dedikoi golin sulmuesit shqiptar që u dëmtua rëndë (VIDEO)
Alvaro Morata të dielën gjeti rrugën e rrjetës kundër Beneventos, por që nuk do të ishte i mjaftueshëm për të dalë me 3 pikë nga kjo transfertë. Sulmuesi spanjoll realizoi në fraksionin e parë, ndërkohë që në fundin e saj Letizia gjeti golin e barazimit.
Sulmuesi spanjoll në fakt bëri një veprim shumë të bukur dhe më pas lëshoi të majtën. Ai ia dedikoi golin Giacomo Vrionit, sulmuesit shqiptar që ka pësuar nj dëmtim të rëndë në stërvitje me U-23 e bardhezinjve. “Forca mik” ishte mesazhi i Moratës për Vrionin, një gjest i bukur miqësie. /R.Lika-Koha Jone/