Morata kryen vizitat mjekësore me Juventusin, zbulohen shifrat e transferimit
“Rikthyer në shtëpi”, kështu i ka uruar mirëseardhjen Juventusi sulmuesit Alvaro Morata. Qendërsulmuesi spanjoll 27-vjeçar ka mbërritur në Torino ku ka kryer sot në mëngjes edhe vizitat mjekësore.
Morata u paraqit në qendrën stërvitore “J-Medical” në orën 09:30, ku u prit nga një grup tifozësh, teksa më vone do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare. Ai ka hequr dorë nga paga prej 9 milionë eurosh në sezon, teksa tashmë do të përfitojë vetëm 5 plus bonuse.
“Zonja e Vjetër” përshpejtoi mbylljen e bisedimeve me Atletico Madridin në bazë të një huazimi prej 10 milionë eurosh, e rinovueshme edhe për sezonin pasardhës, përsëri për 10 milionë, me të drejtën e blerjes përfundimtare për 45 milionë, nëse vendos ta ushtrojë në vitin 2021, ose 35 milionë (viti 2022) nëse huazimi do të jetë dyvjeçar. Në total, sulmuesi do t’u kushtojë bardhezinjve 55 milion euro.
#JMedical. Ora. 👍 @AlvaroMorata pic.twitter.com/NdHk2pPxEr
— JuventusFC (@juventusfc) September 22, 2020